Berisha: Ulsi Manja e nxori sekretin për arrestimin e Vangjush Dakos

Ish-kryeministri sali Berisha deklaroi se njeriu qe nxori hetimin e ish-kryebashkiakut te Durresit, eshte Ulsi Manja.

Advertisements

“Ky mund të quhet raporti i shitjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Komisionari me ligj i ngarkuar për mbrojtjen e këtyre të dhënave është figura zyrtare më qesharake e globit.

Advertisements

Ulsi Manja e nxori sekretin për arrestimin e Vangjush Dakos. Ky është njeriu i pazareve të Edi Ramës. I gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin. Je një lloj Jagoje, që ke vetëm veten shok

Ky është komisionari i shitjes së të dhënave, që ligji i thyhet 1 milion herë, dhe ligji shkelmohet për të ndihmuar së pari armiqtë e Shqipërisë, duke nxjerrë në shesh të gjithë organigramën dhe të dhënat e Shërbimit Informativ.

Ligji thyhet për ët ndihmuar klanet e tmerrshme të krimit dhe mafies shqiptare në botë. Të gjitha targat u nxorën në treg, një nga këta që rrinë mbrapa shpine, sepse duhet t’i mësonin kriminelët për të kalibruar nishanin e tyre.

Çfarë komisionari je ti? Ligji mbron të dhënat personale të qytetarëve. 1 milion qytetarëve iu nxorën të dhënat dhe iu dhanë terroristëve të kuq, të quajtur patronazhistë, të përdorura për manipulime zgjedhore.

A e dini ju se këta patronazhistë edhe në zgjedhjet e fundit, kërcënuan burra e gra se do ju bëjmë copa, do ju marrim shpirtin?

A e dini ju se kriminelët elektoralë të armatosur me këto të dhëna, ushtruan terror mbi votuesit shqiptarë?

Çfarë komisionari je ti? Komisionari i shitjes së të dhënave. Ti nuk mund të vije në parlament, ti duhet të ishe te Gjushi, te Shullazi, atje e ke vendin ti. Pra, a ka seancë me qesharake se kjo?

Raportojnë një raport funeral të të dhënave, që qytetarët në mirëbesim ia japin atyre që nuk kanë as ligj dhe as moral.

Në cilin shtet ka ndodhur kjo në botë? Të dhënat më sensitive i keni nxjerrë ju vetë. Irani bëri atë që bëri, por dy vite para Iranit ju nxorët patronazhistët, nxorët targat, nxorët Shërbimin Informativ”, deklaroi Berisha.