Avokati Jordan Daci tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se ndërsa disa të dënuar kanë ndërruar jetë në burg nga sëmundja dhe prokuroria nuk i lironte, lirimi i Saimir Tahirit për t’u kujdesur për fëmijët e mitur është rast i rrallë, edhe pse e parashikon ligji. Sipas avokatit Daci, lirimi i tij nuk do të bënte asnjë lloj lajmi nëse s’do të ishte Tahiri.

“Lirimi i tij është një procedurë, që po mos të ishte Tahiri, nuk do të përbënte asnjë lloj lajmi. Lirimi para kohe me kusht janë standarde që e parashikon ligi, por këto ndodhin rrallë.

Advertisements

Shumica e njerëzve kanë vdekur në burg, edhe pse kanë kërkuar që të vdesin pranë familjes. Di disa raste në GJKKO. Ata kanë qenë afër vdekjes, por nuk i kanë nxjerrë dhe kanë ndërruar jetë në burg. Ligji nuk përcakton disa detaje, pasi abuzohet.

Në rastin konkret mendoj se është dhe rasti. Ligji thotë se: “kujt i ka ngelur 2 vite, këtë masë mund ta bëjë”. Po çfarë ndodh kur është dënuar 2 vite e 1 ditë burg dhe bën një ditë burg. Në këtë rast kërkohet diçka e tillë.

Advertisements

Për rastin e Tahirit ai ka vuajtur më pak se çfarë kishte bërë 1.5 vite burg. Kështu që ka bërë një vit e gjysmë burg. Kjo është pjesa e parë që ha diskutim. Por ka qenë gjykata, që ka caktuar ekspertë, të cilët kanë thënë se bashkëshortja e tij ishte e paaftë, për shkak të spondiliatrozës, probleme në shtyllën kurrizore, dhe ka rezultuar kjo gjë në aktin e ekspertimit.

Prokuroria ka qenë dakord me kërkesën ndaj në këtë rast s’do të bëjë as ankim. Mund të jemi dhe para një rasti pro kushteve ligjore të mundshme, ndaj mos ta paragjykojmë. Ose ai duhet të ishte shpallur i pafajshëm, kjo pasi u shpall i pafajshëm për trafikim droge. Lirimi i tij nuk do të bënte asnjë lloj lajmi nëse s’do të ishte Tahiri. Ai i merrte vendimet dhe i publikonte atëherë kur ishte ministër dhe u bënte ‘gjyq’ gjyqtarëve. Këto janë pikat që ngrenë pikëpyetjet”-tha avokati Daci.

Advertisements

Artikulli paraprakMos u habisni! Njihuni me shtetin ku viti ka 13 muaj dhe është ende në 2015
Artikulli tjetërArjan Çani: Basha ka çdo të drejtë të rikthehet, kush tallet me të është…