300 mijë euro do të paguheshin në laboratorin e Policisë Shkencore për të shkatërruar ADN-në e Redjan Rrajës, i cili akuzohet si një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vdekur shoferi i tij, Andi Maloku. Ky fakt u bë i ditur nga vetë SPAK gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare para gjykatës.

Plarent Dervishaj është personi i cili do të bënte pagesën prej 300 mijë eurosh.

Advertisements

Sipas SPAK, kjo gjë do të bëhej për ti lehtësuar Rrajës pozitën në gjykatë. Ndërsa prokurorët kanë zbuluar se kjo bisedë për shkatërrimin e ADN-së së Rrajës është bërë në komunikimet që ka pasur grupi kriminal në aplikacionin ‘SKY’.

Shenjat e gishtërinjve të Redjan Rrajës u gjetën në një palë syze të cilat ndodheshin në makinën e autorëve.

Advertisements

Ditën e djeshme u kërkuar burgim i përjetshëm për Redjan Rrajën me akuzën se ka qenë një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi.

Artikulli paraprak“O tradhëtar, do të vrasi Dea”, kush është ish-banori i rradhës që po sulmohet nga Ronaldo Sharka
Artikulli tjetër“Kam dy vjet që nuk flas me ta”, dy shokët e ngushtë të Luizit reagojnë për herë të parë dhe kjo nuk ka për t’i pëlqyer këngëtarit(Foto)