Një 80-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në lagjen “28 Nëntori”.

Advertisements

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. Xh., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. B., 80 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. Xh. u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Artikulli paraprakI fundit! Sulmohen dy qytetarë shqiptarë në Mitrovicën e Veriut
Artikulli tjetër“Fqinji merrte biçikletën dhe ndalonte te krevati i motrës”, historia e patreguar e Dritës