Aksident i rëndë në Sukth, makina kthehet përmbys, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët përfundojnë në spital(Detaje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në aksin rrugor Tiranë -Durrës.

Advertisements

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Sukthit.

Advertisements

Në aksident janë përfshirë dy mjete. Burime për Faxnews bëjnë me dije se një nga mjetet ka tentuar të parakaloj dhe ka humbur kontrollin duke goditur mjetin tjetrin nga pas.

Drejtuesi i mjetit që është goditur nga pas së bashku me pasagjerit

janë dërguar në spitalin e Durrësit. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, sakaq policia ndodhet në vendngjarje.