Vrau të bijën dhe italianin, rrëfehet Taulant Malaj: Kisha djallin në tru, isha …

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Itali dy ditë më parë, ku 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, vrau të bijën dhe një shtetas Italian.

Advertisements

Mediat italiane kanë zbardhur deklaratën e autorit, ku thuhej që thënë se bashkëshortja kishte pranuar që kishte një lidhje me italianin Massimo dhe se i kishte kërkuar falje në lidhje me këtë marrëdhënie.

Advertisements

Sipas rrëfimit të tij, Malaj ditët e fundit kishte pasur një debat në familje, për tradhtinë e pretenduar, në fund të të cilit kishte thënë se donte të ndahej. Megjithatë, gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi.

Duket se Malaj, ende sipas rrëfimit të tij, e kishte zbuluar disa herë gruan e tij me kalimin e kohës në katin e tretë të pallatit ku banonte Massimo.

Malaj i ka rrëfyer prokurorit se lidhjen e gruas së tij e zbuloi me anë të disa mesazheve në celularin e saj, ku kishte konstatuar se personi me të cilin fliste ishte fqinji i tij Massimo. Pasi e zbuloi, ai doli nga shtëpia dhe priti derisa fqinji i tij të hynte në shtëpi dhe e goditi për vdekje me njëzet goditje në gjoks, bark dhe kokë.
Pai vrau fqinjin, Malaj tregon se u ngjit ë shtëpinë e tij ku filloi të godiste me thikë të shoqen dhe vajzën e tij.

“Në atë moment, i verbuar nga inati”– tha Malaj.

Ndërsa vëllai i italianit të vrarë ka kundërshtuar verisonin e autorit, duke thënë se mes vëllait të tij dhe fqinjes nuk ka pasur asnjë marrëdhëni.

Gianluca përjashton çdo lloj marrëdhënie mes vëllait të tij dhe 39-vjeçares Tefta: “Massimo kishte jetuar në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë, tani 80 vjeçe dhe e ve. Marrëdhëniet me atë familje, ishin të shkëlqyera, normale. marrëdhëniet mes bashkëpronësisë, i thanë lamtumirë dhe respektuan njëri-tjetrin”.

Djali tjetër i Taulant Malajt , një djalë 5-vjeçar, shpëtoi veten nga tërbimi vrastar i të atit duke u fshehur pas divanit në dhomën e ndenjjes së shtëpisë. Mbrëmjen e së shtunës, pas masakrës, të parët që mbërritën në shtëpi ishin vëllai i vrasësit të rrëfyer dhe kunata e tij. Ata e gjetën fëmijën të fshehur pas divanit.
trajtoj.