Vladimir Kurti i çon fjalë nga burgu Dan Hutrës që i vrau motrën: S’i ke bërë llogaritë mirë! Nëse ke gjë merru me burrat, jo me gratë!

I dënuari me burg përjetë, Vladimir Kurti i ka dërguar fjalë Dan Hutrës, personit që i vrau motrën më 1 mars të këtij viti pasi të dy kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin në burg. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Uniko”, Kurti bëri me dije detaje sesi mori vesh lajmin për vrasjen e së motrës, e cila sapo ishte kthyer në banesën e saj të vajzërisë, ndërsa komentoi edhe fjalën e xhaxhait të tij. Pasi ky i fundit tha se gjaku i një gruaje “lahet” me 7 të tjerë, Vladimir Kurti shtoi se për ngjarjen do të përgjigjej vetë, madje bëri edhe një apel nga burgu që të mos merreshin me gratë dhe vajzat.

Advertisements

PJESË NGA INTERVISTA:

Advertisements

Si e more vesh që të ishte vrarë motra?

Vladimir Kurti: E kam marrë vesh me anë të televizorit. Dha fillimisht për ato 2 të tjerat pastaj aty dha dhe për motrën time. Unë e dija dhe për nënën. E dija dhe për nënën dhe kam dalë në telefon dhe kam folur me njerëzit e mi çfarë po ndodh se s’po ma hapnin telefonin…në momentin që kam parë. Pastaj më kanë thënë robt e mi që kam folur në telefon më thanë që kështu kështu janë te spitali ushtarak, më thanë nuk dimë gjë, bëhu i fortë më thanë, nuk dimë gjë janë gjallë a kanë vdekur. Edhe kështu fola derisa mora vesh që nëna kishte shpëtuar.

A ke arritur që të flasësh me nënën tëndë pas ngjarjes dhe çfarë të ka rrëfyer?

Vladimir Kurti: Po si s’kam folur. Kam folur

Ta ka treguar momentin kur e ka e ka goditur? Pra pse e ka lënë nënë tënde gjallë se ai ngre pretendimin se “e kam lënë gjallë që ta qajë”

Vladimir Kurti: Nëna më tha që ka hyrë nga avllia dhe e ka goditur pas shpinë. E ka parë aty me armë thë dhe i ka tentuar motra me ik me u fut brenda. Aty e ka goditur pas shpine.

Po nënën tëndë?

Vladimir Kurti: Ai ka parë një komshie aty, e ka parë aty dhe ka kujtuar mos është nëna ime. Ai ka dashur të vrasë vëllain por nuk e ka gjetur vëllain aty dhe vrau motrën.

Çfarë raporti ke pasur me Etlevën? Si mund ta përshkruash marrëdhënien tënde me të?

Vladimir Kurti: E kam pasur atë raport që një herë po ta merrja në telefon me më sjellë telefoni, më sill atë sill atë, ajo vinte direkt. Vinte me gjithë burrin e vetë. Kam qenë shumë i lidhur, nuk e di mezi po e përballoj. Ka qenë e fejuar. Atë ditë ka ardhur se do ikte i fejuari në Spanjë. Atë ditë ka ardhur ajo, por ai ka pasur një javë që përgjonte, e kanë parë komshinjtë, ka shkuar, ka pyetur, s’ka lënë vend pa pyetur ku e ka shtëpinë. Jemi 2 familje me një mbiemër, fillimisht e ka ngatërruar ka shkuar në një shtëpi tjetër. I kanë thënë jo është kjo tjetra dhe i kanë treguar. E pastaj ka pyetyr aty rrugës njerëz ku e ka shtëpinë dhe ia kanë treguar se nuk e kanë ditur pse kanë kërkuar. Uën Dan Hutrës nuk kam asgjë për t’i thënë.

Sepse ai tha xhaja i Lad Kurtit doli dhe tha e krahasoi një gjak me 7, edhe tha ta kisha ditur që e ka xhajën kaq të fortë do merresha dhe me xhajën.

Vladimir Kurti: Xhaja, nuk e di unë ç’a ka thënë xhaja, xhaja mund të thotë shumë gjëra po unë jam gjallë akoma vetë. Edhe ai nuk i ka bërë llogaritë mirë.

Nuk i ka bërë llogaritë mirë?

Vladimir Kurti: Jo! Apeli im është nëse je burrë, vrit një burrë në raste se ta ka bërë borxh. Por mos vrit femra dhe gra pas shpine me thika me armë. Është gjëja më e ulët që mund të bëjë një njeri.

Vladimir Kurti është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Bucit. Ai dhe miku i tij iu futën në dyqan për ta grabitur. Pasi kanë hyrë brenda, Vladimiri është afruar te kasa e parave për të marrë këto të fundit. Pranë saj ndodhej fëmija i mitur i viktimës. Gruaja e viktimës, Rita Buci, pasi ka parë Vladimirin te kasa, është munduar ta godasë me disa produkte ushqimore. Në atë moment, Vladimir Kurti ka qëlluar më pistoletë dhe e ka plagosur në këmbë. Pas të shtënës, është afruar Agim Buci, i cili është përleshur me Vladimir Kurtin. Ky i fundit e qëlloi me pistoletë edhe atë, duke i marrë jetën. Ndaj edhe për ngjarjen u dënua me burg përjetë, ndërsa shoku i tij, Rruzhdi Hoxhaj, u dënua me 26 vite burg.