Fatjon Bici, 15-vjeçari që gjeti vdekjen në Gramsh pas një sherri mes pesë të miturve ishte kushëri me Marko Liçin, i cili mbeti i plagosur në të njëjtën ngjarje.

Mësohet se shkak ka qenë një sherr i nisur në rrjetet sociale, pak ditë më parë.

Advertisements

Të dyja palët ishin takuar dhe dy javë më parë në një park lojërash.

Sot, është zhvilluar takimi sqarues mes të rinjve, që përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur.

Advertisements

Bici u fut të shuante sherrin mes kushëririt të tij dhe tre të rinjve të tjerë dhe mbeti i vrarë. Liçi u plagos dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakMenjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Kuvendi bën lëvizjen e rradhës dhe del me njoftimin e rëndësishëm
Artikulli tjetërKëto 2 shenja horoskopi do të bëjnë namin me para në gjysmën e dytë të majit