Filiali i një poste private është grabitur mbrëmjen e sotme në tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “5 Maji.”

Advertisements

Një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertisements

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit./Albeu.com/

Artikulli paraprakStop/ 10-vjeçari që nuk rritet, klinika Kohav ofron analizat falas për vogëlushin (Video)
Artikulli tjetërBashkëpunim me Oltën, Efin dhe Zhakun për 20 mijë euro? Kiara Tito bie “në kurth” (Video)