U rrëzua aksidentalisht nga pema e lisit, humb jetën pas 12 ditësh në gjendje të rëndë te Trauma 34-vjeçari

Një person ka humbur jetën në Shkodër, pasi është rrëzuar aksidentalisht.

Advertisements

Dyshohet se 34-vjeçari me iniciale P.K., është rrëzuar aksidentalisht më datën 17 maj nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth, ku për pasojë ka mbetur i lënduar.

Advertisements

Pas lëndimeve i riu është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.