I tronditur nga i biri 15 vjeçar që ndodhet pas hekurave për vrasjen e bashkëmoshatarit, babai i autorit Servet Karaj foli për Report Tv duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për debatin.

Fatjon Bicin që u nda nga jeta padrejtësisht e cilëson si djalin e tij ndaj kërkon ndjesë për familjen e viktimës. Përmes ekranit të Report Tv, nga fshati Cerujë ku banon, i thotë se është i gatshëm që të shkojë të bisedojë me ta nëse pranojnë.

Advertisements

“I kërkoi falje jashtë mase. Edhe unë e quaj djalin tim se njëlloj janë. Jam gati që të shkoj që sot te familja e tyre nëse pranojnë”, tha Karaj.

Për dëshminë e të birit, thotë se mban mend shumë pak gjëra pasi është i rënduar emocionalisht.

Advertisements

“Kishte shkruar u zumë, më gjuajti grushta barkut, nxora thikën, i gjuajta njërit dhe ika”, tha Karaj.

Karaj kërkon që drejtësia të bëjë detyrën e vet. Si një prind që përjeton trishtimin njësoj si familja e Fatjon Bicit, Karaj thotë se “mjerë ai që iku se ky do rrijë e do dalë (nga burgu), por ai s’del më atje ku iku. Mjerë familja e shkretë dhe ne që na zuri…”

Advertisements

Në një përshkrim të shkurtër për të birin shprehet se nuk e dinte që mbante thikë me vete, e quan djalë të rregullt dhe jo problematik.

“Djali ka qenë shumë i qetë, nuk merrej me gjëra të tilla. Atë ditë nuk ka shkuar në shkollë se kishte probleme shëndetësore. Unë isha vetë në Gramsh e 10 minuta pasi jam kthyer më kanë marrë në telefon.

Jam habitur. Sjellja e djalit ka qenë normale, nuk të linte përshtypje. Nuk di si të them, nu ki kam parë asgjë me vete. Në polici na thirrën për deklaratën.

Nuk i kam parë asgjë as në cantë, as në xhep. Djali nuk ka pasur raste të tilla, nuk kam dëgjuar asnjëherë debat. Nuk kishim asnjë informacion se po të kisha sikur 2% të dija nuk do të kishte arritur deri këtu.

Shkonte në shkollë zakonisht, ishte nxënës mesatar, i rregullt, të shtuna të diela punonte, nuk ishte problematik”, tha Karaj.

Ngjarja

15-vjeçari Fatjon Bici, nxënës i klasës së 9-të ishte nisur për në shkollë si çdo ditë tjetër, por nuk u kthye shëndosh në shtëpi.

Ai u godit me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe disa bashkëmoshatarëve.

Ai u godit me thikë në një park të qytetit të Gramshit, bashkë me kushëririn e tij M. Lici, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës.

Fatjon Bici mbeti i vdekur nga goditja me thikë në zemër. Konflikti që u bë shkak për krimin kishte nisur ditë më parë, pasi të rinjtë shkëmbyen sharje në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakLuizi dhe Kristi surprizojnë fansat dhe hyjnë “live” bashkë në Instagram, “zihen” për Zhaklinën dhe Arbërin (Video)
Artikulli tjetërDetaje të RËNDA/ Si u vra Fationi? 3 adoleshentët paguan mësuesin e tyre nga 100 lekë për t’i çuar në Gramsh