Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisi dje një aksion në Dhërmi duke rrethuar hotelin e Fjorentin Belit. Vetë pronari dhe sot kreu i PDBNJ, Vangjel Dule e cilësuan hakmarrje politike, pasi djali i biznesmenit kishte qenë numërues në krahun e Fredi Belerit që fitoi nga burgu.

“Himara më kujtonte 1945. U surgjynosën. Në krye të kësaj atëherë ishte Spiro Koleka. Një i mençur më tha “mirë këtë herë nuk kemi pushkatime”.

Advertisements

IKMT ka filluar operacion hakmarrëse. Një objekt i legalizuar. Shteti ka vjelë të gjitha detyrimet. Cili ishte mëkati? Thjeshtë i biri i pronarit kishte qenë numërues ku Fredi Beleri u shpall fitues. Lironi Fredi Belerin” tha ai.

Për nisjen e aksionit të IMT-së reagoi edhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias. “Në Shqipëri dërgova Sekretarin e Ministrisë së Jashtme, sepse çështja e arrestimeve është jashtëzakonisht e rëndë, siç është çështja e shembjeve në Himarë.

Advertisements

Tashmë është e qartë se kryetari i Bashkisë së Himarës, Beleri duhet të lirohet. Do ta ngre këtë çështje të hënën me Bruksel, duhet të kemi llogari të mira për të qenë miq të mirë” tha ai.

Advertisements

Artikulli paraprakRa në kontakt me rrymën teksa punonte, transportohet drejt spitalit 45-vjeçari në Tiranë(Detaje)
Artikulli tjetërLuiz Ejlli nënkryetar i Bashkisë Shkodër?!