Një person ka mbetur i plagosur në Gjakovë. Gjithçka ka ndodhur para rreth një ore, teksa policia e ka konfirmuar rastin.

Sipas policisë, gjendja momentale e viktimës është stabile.

Advertisements

“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë.

Advertisements

Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë). Rasti është duke u hetuar”, kanë thënë nga Policia.

Artikulli paraprak“Fëmija pa rrip sigurimi në sedile të parë”, ‘Rrugorja’ ndryshon masat dhe del me njoftimin e fundit
Artikulli tjetërPas gjithë zhurmës së krijuar, Kejvina Kthella merr vendimin e papritur