Të rinj që vrasin, flasin qytetarët: Fajin e ka familja dhe shoqëria, reagimi i policisë duhet të jetë shumë i fortë

Sot në emisionin “Arbitrazh” në Faxnews u trajtuan dy vrasjet e fundit që tronditën vendin.

Advertisements

Pak ditë më pare 15-vjeçari Fatjon Bici u vra me thikë në zemër nga 4 adoleshentë pas një konflikti që kishte nisur në rrjete sociale. Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “Asllan Shanini” në Gramsh.

Advertisements

Ndërkohë një muaj më parë Stiven Toshkëzi, u vra në kryeqytet pas një sherri për motive banale.

Ajo çfarë e bën më të frikshme, është mënyra se si armët e ftohta po shiten lirisht në treg, pa asnjë kontroll nga autoritetet.

Krimet e adoleshentëve kanë ardhur në rritje vitet e fundit. Në raportin krahasues të Institutit të Statistikave për vitet 2017–2021, tregojnë se vetëm për vitin 2021, janë dënuar 120 fëmijë, për vepra të ndryshme penale dhe që i përkasin moshës nga 14 deri në 17 vjeç.

Ndërkohë që për vitin 2022 nga statistikat zyrtare mësohet se në Shqipëri, 5% e krimeve në shkallë vendi kryhen nga të miturit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë kryer nga të miturit 1470 vepra penale me pjesëmarrjen e rreth 1,600 të miturve.

Qytetarët të pyetur nga Faxnews kanë drejtuar “gishtin” te shoqëria por edhe te familja për këtë fonomen kaq shqetësues.

Sa të sigurt mendoni që janë fëmijët në shkolla?

“Shumë pak.”

A mendoni që ka ardhur koha që prindërit të ushtrojnë më tepër kontroll në përdorimin e telefonave?

“Prindërit dhe qeveria janë fajtorë, reagimi i policisë duhet të jetë shumë i fortë”

“Duhet të reagojë shoqëria. Prindërit nuk kanë kontroll, sikur t’i fusë një pëllëmbë futet në burg, s’ka rol prindi fare. Mua edhe më ka goditur mësuesi, se nuk mësoja, por vura mend. Ne akoma se kemi kuptuar që në çfarë sistemi jemi. Kapitalizmi i ka të gjitha, paraja është çështja.”