Tenisti serb, Novak Djokovic ka dhënë një mesazh kundër Kosovës pas fitores në ndeshjen e parë të Grand Slamit “French Open”. Djokovic në raundin e parë triumfoi kundër Aleksandar Kovacevic 3:0 (6:3, 6:2, 7:6) në sete.

Pas duelit, serbi mori një stilolaps dhe në ekranin e kamerës shkroi mesazhin me përmbajtjen “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.

Advertisements

Kjo nuk është hera e parë që Djokovic përkrah gjëra të tilla që janë kundër Kosovës, e që pothuajse në çdo ndeshje sportive shfaqen nga tifozët serb.

Gjithçka vjen pas tensioneve të ditëve të fundit në veriun e Kosovës, me pjesën e popullsisë serbe që nuk lejon kryetarët e zgjedhur të komunave të futen në zyrë.

Advertisements

Në kanalet e komunikimit reagimet kundër tenistit ishin të shumta dhe shumë kërkuan skualifikimin e tij nga sporti i tenisit. Ai kritikohet për përhapjen e propagandës.

“Novak Djokovic duhet të ndalohet nga çdo aktivitet sportiv. Është shumë e rrezikshme ta lëmë atë të përhapë propagandë të rreme që çoi në vdekjen e mijëra shqiptarëve të Kosovës”, shkruhet mes të tjerave nga tifozët.

Advertisements

Artikulli paraprakHoroskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Artikulli tjetërJorida Tabaku zbulon skenarin brenda partisë, ja si duhet të drejtohet PD-ja