Situata në Veri të Kosovës, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter sa i takon situatës në Kosovë.

Advertisements

Ai ka bërë thirrje për të ndaluar dhunën, ndërsa ka rikujtuar se bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

Advertisements

Deklarata e plotë:

A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Pesë policë janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar nga incidentet në veri të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke theksuar se një prej makinave është djegur.

Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri të vendit.