Shpërthimi me bombë, Lista Serbe del me thirrjen urgjente ndaj protestuesve

Pas ditësh protesta të dhunshme në veri të vendit dhe përplasje të qytetarëve me ushtarët e KFOR-it, Lista Serbe ka bërë sot thirrje që protestuesit të përmbahen e të mos rrezikojnë sigurinë e trupave paqeruajtëse të NATO-s.

Advertisements

Advertisements

“Lista Serbe u bën thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it, sepse kushdo që e bën këtë punon kundër interesave të popullit serb”, ka thënë Lista Serbe.

Më tej në deklaratë thuhet se pasi mësuan nga mediat se sonte është hedhur një mjet shpërthyes ndaj ushtarëve të KFOR-it në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zveçanit, përfaqësuesit e Listës Serbe janë nisur menjëherë në vendngjarje dhe në një bisedë me përfaqësuesit e KFOR-it në terren kanë marrë vesh se “me shumë mundësi ishte një fishekzjarr”.

RTK raportoi se në orët e mbrëmjes është dëgjuar një shpërthim në Zveçan.

Sipas raportimit, një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të trupave të KFOR-it, të cilët janë duke qëndruar në Zveçan.