Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Patos, plagosen tre persona

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi,

Advertisements

ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Advertisements

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.