Vendi ynë është përfshirë nga moti i vranët me reshje shiu në disa qytete.

Në Lezhë reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme, kryesisht në disa lagje dhe rrugë kryesore.

Advertisements

Si pasojë e reshjeve të dendura, ujërat kanë vërshuar nëpër rrugë të qytetit duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjetve.

Sipas rapotiemve, situata më problematike është krijuar në bulevardin “Gjergj Fishta”, bllokun e banimit “11 janari” dhe në lagjen “Besëlidhja”.

Advertisements

Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve por edhe trotuaret në disa biznese.

Kjo është një situatë e përsëritur sa herë që ka reshje të dendura shiu pasi sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve./albeu.com/

Advertisements

Artikulli paraprak“Më fejuan 13 vjeç”, Blerina Balili flet për sfidat e jetës: U bëra gjyshe në moshën 40 vjeçare
Artikulli tjetër‘Vari l*sht’, zëvendëskryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, i shpëton goja me mikrofonin ndezur