Vetëm pak minuta reshje mjaftuan që disa rrugë të Tiranë të përmbyten.
Rruga pranë mbikalimit të Selitës është “zhytur” në ujë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Advertisements
E ngjashme është situata dhe në disa rrugë të tjera të kryeqytetit.
Tirana sot është përfshirë nga një shi i rrëmbyeshëm, shoqëruar me erë të fortë dhe shtrëngata. Ky mot pritet të vazhdojë dhe në fundjavë, sipas sinoptikanes Ladja Porja.
Advertisements