Festim Bexhdili kopshtari i resortit ‘Golden’ ku u mbajt dhe më pas u zhduk Jan Prenga ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Bexhdili i dënuar me burgim përjetë nga GJKKO, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi më 20 mars vendimin e “Shkallës së Parë” për Bexhdilin si i përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Dënimin përjetë Bexhdili po e vuan në një burg të sigurisë së lartë për katër akuza, rrëmbim dhe zhdukje personi duke i shkaktuar vdekjen, fshehje dhe asgjësim kufome, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Advertisements
Ndërkohë, GJKKO dënoi me tre vite burg Olsi Turjan, i cili akuzohet se kreu veprimeve që penguan zbardhjen e ngjarjes, por konsiderohet dënim i kryer pasi prej kohësh qëndronte në masën “arrest shtëpie”. Në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për pesë vepra penale në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020. Në ambientet e kompleksit të tij u dërgua Jan Prenga, për të cilin SPAK, bazuar në prova filmike, thotë se e ka të konfirmuar së është vrarë, pavarësisht se gati 3 vite pas ngjarjes nuk ka gjetur kufomën.
Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, po rata mund të susin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës.
Advertisements
SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje. Në këto pamje shfaqen rrëmbyesit, Hajri dhe Bexhdili duke fshehur provat, pistoleta apo fenelina policie. Ndërkohë që trupi i Jan Prenges ndodhej në tokë për më shumë se gjashtë orë më radhë pa lëvizur, që sipas SPAK konfirmon se ai kishte ndërruar jetë.