Ronaldo bën paqe me Nitën? Ish-banori i BBV zbulon arsyen(Foto)

Pas mbarimit të “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka nuk ka lënë rehat Nita Latifin, duke bërë herë pas here postime për të në rrjetet e tij sociale. Ndonjëherë nuk mungonin as reagimet e këngëtares.

Advertisements

Por duket se gazetari ka ‘ulur armët’ vetëm për 24 orë me ish-banoren e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Shkak është bërë kënga e saj më e re që mban titullin “2 Gota”.

Advertisements

“Për shkak të këngës së re, shpallim 24 orë paqe”, shkruan Ronaldo teksa ka postuar një fotografi të Nitës në “Instastory”.

“Nejse përtej shakave (se unë jam i çik gazetar) dëgjoni këngën e re të Nita Latifit se është cool”, vijon postimin ish-banori i BB VIP.

Më pas ai ka postuar një fotografi ku shfaqen dy duar dhe në të shkruan:

“Unë dhe Nita 24 orët e ardshme”.