Kryeministri i vendit, Edi Rama, vijon turin e falënderimeve për votuesit e 14 majit, të cilët votëbesuan Partinë Socialiste me një rezultat të thellë në pjesën dërrmuese të bashkive. Kryetari i Partisë Socialiste, theksoi se Kukësi dhe Tropoja në llogaritë e tij ka qenë listuar te zonat e diskutueshme ku mund të kishte garë, por falë vizionit,

qytetarët shtoi Rama më në fund i dhanë votën alternatives së punës. “U jam mirënjohës, ju jeni themeli i fitores. Duhet ta kuptojmë ne të parët se çfarë është kjo që ka ndodhur dhe të mos i japim vetes një vetëkënaqësi apo edhe merita, që nuk i kemi, sepse këtu ka pasur disa faktorë, që nuk kanë pasur të bëjmë domosdoshmërisht me se çfarë kemi bërë ne, por kanë të bëjnë edhe me situatën e sotme politike. Edhe Kukësin dhe Tropojën i llogarisja të diskutueshme me zor të madh, sepse më dukej realisht e vështirë megjithëse nga marsi në prill,

Advertisements

dhe sidomos në fund të prillit dhe në fillim të majit sondazhet filluan të ndryshojnë në mënyrë të çuditshme këtu dhe në Tropojë dhe u bë shumë e ngushtë diferenca”, deklaroi ai. Më tej kryeministri falënderoi edhe drejtuesin politik të Partisë Socialiste në qarkun Kukës, Pandeli Majko, i cili sipas tij, ka dhënë një ndihmë të madhe në zgjedhjet e 14 majit. “Një rol të veçantë në këtë qark ka pasur edhe Pandi dhe dua ta falënderoj për këtë se tani dua t’ia kujtoj. Kur unë i kam thënë në kryesi që ti Pand do shkosh në Kukës, më pa sikur po e çoja në internim.

Isha i bindur se do ndodhte si kështu siç ndodhi që Pandi do krijonte sinergji dhje do krijonte energji pozitive”, u shpreh ai. Gjatë qëndrimit në Kukës, Rama komentoi opozitën dhe dyshen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Meta-Berisha, të cilët morën një rezultat te dobët më 14 maj. Sipas Ramës, dyshja në fjalë është pjesë e një “çorbë”, që do digjet në zjarrin e fatkeqësisë së vet.

Advertisements

“Ajo është një çorbë, që do shkojë duke u tretuar në gjithë zjarrin e fatkeqësisë dhe marrëzisë së vet”, u shpreh ai. Ndërkohë kryeministri u kërkoi kryebashkiakëve të lexojnë me kujdes besimin e qytetarëve të dhënë për Partinë Socialiste. “Kjo është një sfidë shumë e madhe për ne, Tropoja, Shkodra dhe Kukësi. Na kanë thënë bujrum, na luajtët mendsh, vetëm përpara…vetëm përpara, ja ku e keni dhe çojeni përpara tani. Duhet t’i përgjigjemi kësaj sfide dhe nuk është aspak e lehtë. Në të gjitha familjet është e pamundur që të gjithë nevojat dhe dëshirat të plotësohen, sepse mundësitë janë gjithmonë më pak se nevojat”, nënvizoi Rama.

Artikulli paraprak“Ma vranë për herë të dytë”, rrëfimi i babait që s’po merr dot trupin e djalit 20-vjeçar të vrarë në Suedi
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ Mbytet 13-vjeçari në Dibër