Federata Shqiptare e Volejbollit reagon ashpër duke e konsideruar veprim të paprecedent dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj lojtareve të Korça Volley, përgjatë pushimeve të lojës, nga trajneri i tyre Romeo Xega.

Trajneri Korçar ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së, ku është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së.

Advertisements

Ndaj, Komiteti Ekzekutiv vendosi:

– Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.

Advertisements

Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.

Artikulli paraprakPlagoset çifti në aksin Lezhë-Shkodër, po udhëtonin me motor dhe u përplasën me një automjet tjetër
Artikulli tjetërVrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata angleze refuzon të arrestojë britanikun e shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, ja arsyeja