Gruaja e Refik Tashit, autorit të vrasjes së kunatës së tij ka treguar se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak se motra e saj nuk ja hapi telefonin.

Për gazetarët gruaja tregon se edhe më parë kanë pasur konflikte. Ajo tregoi një rast kur bashkëshorti i saj ishte dehur dhe e shau keq kunatën, motrën e saj.

Advertisements

Ndërkohë nëna e dy motrave ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjë konflikt. “ E di ai pse e vrau, na lini rehat o njerëz”, tha e moshuara.

Gruaja e Refik Tashit: Ishte nxehur se pse nuk ja hapi telefonin.

Advertisements

Pyetje: Pse duhet t’ja hapë telefonin kunata kur ju jeni bashkëshortja?

Gruaja e Refik Tashit: Unë nuk kisha telefon, isha bashkë me motrën dhe ai mori motrën, kaq

Advertisements

Unë jetoj me bashkëshortin. Ishim të dyja te ara. Ky ishte shkaku, ishte nxehur se pse nuk e hapi telefonin

Pyetje: A ka pasur debate më parë?

Gruaja e Refik Tashit: Ziheshin kështu për gjëra koti. Sherre për punët e shtëpisë. E shau një herë keq, ishte pirë një ditë. U zunë dhe që aty motra e mori inat.

Pyetje: Ku ishit?

Gruaja e Refik Tashit: Të dyja aty ishim

Pyetje: Nuk tentuat ta ndalonit?

Gruaja e Refik Tashit: Po ku mbaheshe ai, ishte i fortë, nuk e mbanim dot

Artikulli paraprakVrau me sëpatë kunatën në Elbasan, flet gruaja e autorit
Artikulli tjetërTë shtënat me armë makinës së ish deputetit socialist, personi që qëlloi është djali i komisionerit të ‘Bashkë Fitojmë’