Policia shoqëron nënën që dhunonte me shqelma fëmijën e saj, zbulohen detaje nga jeta që bënte

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka shoqëruar në ambientet e komisariatit një 22-vjeçare, video e të cilës u bë virale, teksa dhunonte me shqelma fëmijën e saj të mitur.

Advertisements

Sipas policisë e reja kishte dhe një foshnjë tjetër 6 muajshe, dhe për këtë ajo do të procedohet në gjendje të lirë.

Advertisements

Blutë bëjnë me dije se shtetasja K. A., 22 vjeçe është banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve verifikuese në terren, për një rast të publikuar në rrjete sociale, më datë 16.05.2023, ku shfaqet një shtetase që dhunon një fëmijë të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.

Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjen e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).

Shtetasja K. A. është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjen 6-muajshe, 22-vjeçarja të procedohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Policia e Durrësit falenderon median që denoncon rastet e paligjshmërive dhe e fton atë që të vijojë bashkëpunimin me strukturat e Policisë, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.