Përshkallëzohen tensionet në Kosovë, NATO del me njoftimin urgjent

Më parë u raportua se NATO do të dislokojë një numër të shtuar të trupave në Kosovë, si pasojë situatës së tensionuar të ditëve të fundit në veri.

Advertisements

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije se NATO do të dërgojë në Kosovë 700 trupa shtesë, vendim i marrë pas plagosjes së 30 trupave të KFOR nga protestuesit serbë ditën e djeshme.

Advertisements

“Ne kemi vendosur që brenda pak ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë.

Këto janë hapa të kujdesshëm, garantues të NATO-s. KFOR ka forca dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, tha Stoltenberg.