Përfundon në tragjedi festa e ditëlindjes në varkë, mbyten 4 persona, dalin detajet e rënda

Ka përfunduar në tragjedi, festa e ditëlindjes për një grup prej 24 turistësh në bordin e një varke në Lago Maggiore.

Advertisements

Moti i keq e erë e fortë gjatë natës, ka çuar në përmbysjen e mjetit lundrues e humbjen e jetës për 4 turistë, dy italianë 1 izraelit e 1 rus. Viktimat janë dy gra e dy burra, e mes tyre bashkëshortja e pronarit të house-boat.

Advertisements

Ndërhyrja e mjeteve navale e ajrore të forcave të rendit kanë çuar në shpëtimin e 20 turistëve të tjerë, 5 prej të cilëve ndodhen në kurim spitalor pranë strukturave të zonës.

Stuhia e natës së shkuar ka qenë e papritur, e dhe pse në bordin e saj ndodheshin dy anëtarë të ekuipazhit, ka qenë e pamundur evitimi i përmbytjes së saj.