Pas përmbytjeve që kanë shkaktuar 9 viktima, Itali është goditur mëngjesin e sotëm edhe nga 2 tërmete.

Lëkundjet e para me magnitudë 3.6 janë regjistruar në orën 00:17 të mëngjesit në verilindje të Siçilisë, në provincën e Katanias.

Advertisements

Lëkundjet e dyta me magnitudë 3.2 janë regjistruar në orën 03:22 në verilindje të Siçilisë.

Sipas sondazheve të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tërmeti kishte një hipoqendër në një thellësi prej 37 kilometrash dhe një epiqendër 8 km nga Maniace (Catania) dhe 9 nga Floresta (Messina).

Advertisements

Aktualisht nuk ka raportime për dëme në persona apo pronë.

Artikulli paraprakKy është 58-vjeçari që vrau me sëpatë kunatën e tij në mes të rrugës! Si nisi konflikti mes tyre(FOTO)
Artikulli tjetërDorëheqja e Alibeajt, zbulohet emri i demokratit të njohur që do të vihet në krye të “Partisë Demokratike”