Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të 4 vjeçarit që ra dje në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë në Kosovë.

Trupi i viktimës është gjetur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Advertisements

Daja i katërvjeçarit ka thënë për mediet se vogëlushi kishte nxjerrë lopën për të kullotur dje, ditën kur i mituri ra në kanal.

“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali.

Advertisements

Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe për fatkeq nuk është gjetur ende”, tha ai për Klan Kosova.

“Ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij. Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në. Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha Krasniqi.

Advertisements

Artikulli paraprakPo me Zhaklinën ç’pati? Stresi habit me deklaratën e tij
Artikulli tjetër“Erdhi në drejtim të djalit, ngjiti shkallët e qëlloi në ballë dhe iku me vrap”- Zbardhet dëshmia e babait të viktimës!