Familja Malolli në Korçë është përballur me dy tragjedi të një pas njëshme. Kujtojmë se dy ditë më parë pas një aksidenti në aksin Korçë-Bilisht humbi jetën 50-vjeçarja Miranda Malolli.

Ndërsa familjarët po përcillni viktimën për në banesë e fundit, vjehrra e saj ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën.

Advertisements

Kujtojmë se në aksidentin e rëndë të ditës së hënë mbeti i plagosur dhe djali i të ndjerës, i cili ishte shoferi i mjetit tip “Volskwagen” që përfundoi i përmbysur jashtë rrugës.

Shkak i aksidentit ishte shpejtësia mbi normat e lejuara nga mjetit tip “Benz” me të cilin u përplasën pjesëtarët e familjes Malolli.

Advertisements

Në spital përfunduan në total 6 persona, si dhe u arrestua drejtuesi i mjetit tip “Benz”, një 21-vjeçar.

Artikulli paraprak“Më e bukur e ëma se e bija”/ Miss Universe Albania prezanton mamanë e saj
Artikulli tjetër“Kreu i SHISH, Vlora Hyseni shkoi fshehtas në Beograd”/ Deklarata ‘bombë’ e Berishës: Kërcënohet siguria e Kosovës, informacionet konfidenciale të vendit anëtar të NATO-s do shkojnë në…