“Nuredin Dumani zbriti nga makina dhe…”/ ‘Zbërthehet’ i penduari i drejtësisë, Klevis Alla zbulon si ndodhi vrasja e vëllezërve Haxhia

Bashkëpunëtori i drejtësisë Klevis Alla, ka ndryshuar një pjesë të dëshmisë së tij në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia në Durrës.

Advertisements

Sipas informacioneve mësohet se në procesin gjyqësor ndaj Besian Xhixhës, Enver Divës dhe Altin Ndocit, ndryshe nga deklarimet e para Alla përjashton këtë të fundit nga pasja dijeni si i përfshirë në ngjarje.

Advertisements

Gjithashtu përjashton edhe Talo Çelon dhe Besian Xhixhën

Alla ka treguar se ditën e ngjarjes është takuar me Nuredin Duminin i cili mbante në kokë një kapuç dhe bashkë me të ishte edhe një person tjetër të cilin thotë se nuk e njihte por dyshohet të ketë qenë Henrik Hoxha, i cili në dëshminë e tij e ka pranuar përfshirjen në krim.

Po ashtu, bashkëpunëtori ka treguar se ka telefonuar Besmir Haxhinë për tu takuar, i cili ndodhej tek dyqani i agjencisë dhe “nuk është vonuar shumë dhe ka ardhur tek tregu i Shënavlashit”.

Sipas Allës, asnjë nuk ishte në dijeni që Haxhiu ishte me vëllain e tij Viktorin.

“Sapo makina tip “Golf 6″ është afruar, Nuredin Dumani ka ulur xhamin e mjetit dhe ka qëlluar, ndërsa ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Pasi ka qëlluar mbi dy vëllezërit, Nuredini ka zbritur nga makina dhe i është afruar vëllezërve ku ka qëlluar sërish mbi ta. Pas këtej veprimi ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe personi tjetër kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës”.

Ndërsa Alla thotë se e ka braktisur makinën “Mercedez Benz” disa metra poshtë varrezave aty ku ka hedhur edhe armët e zjarrit.

“Më pas të nesërmen kam dalë për të pirë kafe me një shok dhe pastaj kam shkuar tek makina e braktisur dhe e kam lëvizur pak më poshtë pasi në zonë po lëviznin disa policë”.