Tema e ditës së sotme në “Aldo Morning Show” në Tv Klan trajton dhurimin e një fëmije kundrejt një të afërmi që nuk ka patur mundësi të ketë këtë gëzim në familje. Lindita, një telefonuese nga Tirana thotë se fëmija nuk mund të dhurohet, nisur nga një përjetim personal. Nëna e saj dhuroi motrën e vogël te një i afërm dhe në moshën 16-vjeçare kur ajo mësoi të vërtetën, u mbyt në liqen.

Lindita: Mamaja ime pas meje bëri një vajzë dhe djali i tezes së babit i tha “ma fal mua se unë nuk kam fëmijë dhe dua që të kem një fëmijë timin”. Mamaja e bëri zemrën gur dhe e dha, e fali dhe nuk e adoptuan me mbiemrin e tyre ata, ne kishim mbiemrin Xhaferri, ata e kishin ndryshe. Vajza, domethënë motra ime, kur u bë 16 vjeç, e mori vesh që ajo nuk ishte fëmijë i tyre dhe i tha nënës time, “o nënë a nuk kishe një copë bukë të më mbaje te motrat e te vëllezërit?” Mamaja u step, nuk kishte çfarë t’i thoshte se nuk donte të prishte miqësinë me fisin e burrit. Domethënë, m’u duk një gjë absurde edhe sot e kam merak. Pas 16 vjetëve, motra ime shkoi u mbyt në liqen.

Advertisements

Aldo: Çfarë thua ti? Nga kjo histori?

Lindita: Po, nga kjo histori. Ata nuk e trajtonin tamam mirë, nuk na linin ne që ta puthnim motrën tonë, thoshin “ikni andej” se kishin frikë mos e merrnim.

Advertisements

Aldo: Ky është rast i shkëputur, nuk duhet përgjithësuar besoj?

Lindita: Nuk e di, unë po tregoj historinë time. Na iku motra 16 vjeç sepse tha nëna që kisha biologjike nuk më mbajti dhe këta nuk më trajtojnë mirë. Dhe një ditë shkoi në liqen e u mbyt. E kemi peng dhe fëmija nuk jepet. Fukarai më i madh të jetë lëri me motra e vëllezër të rriten së bashku. Fëmija është mish i shpirtit tënd, nuk jepet./tvklan.al

Advertisements

Artikulli paraprakE dhimbshme! Ndërron jetë ish-ministri i njohur (Foto+ Emri)
Artikulli tjetërAtentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën