“Nuk e kam problem të qëndroj në burg”/ Flet i riu që vrau me plumb në kokë 28-vjeçaren shqiptare

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 28-vjeçares Daniela Neza nga Sefayou Sow në Itali.

Advertisements

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e 27-vjeçarit me origjinë nga Guinea pas përfundimit të lidhjes mes tyre.

Advertisements

Ai ka treguar se armën e kishte gjetur në një kopsht të vogël pranë detit Savona.

I riu i cili u përlot disa herë gjatë marrjes në pyetje, shprehu keqardhje për vrasjen.

“Nuk e kam problem të qëndroj në burg, vetëm më vjen keq që e vrava“- tha ai.

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Guinea e ka qëlluar me plumb në kokë shqiptaren pas ndarjes së tyre.