Partia Demokratike nëpërmjet 15 deputetëve të saj më 25 prill ka kërkuar dje verifikimin me urgjencë të kandidatit të Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli.
Shkreli rezulton se në vitin 2021, gjatë kohës që ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit. Në vitin 2023, mësohet se Shkreli e ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.
Advertisements
Nga shkresa që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, nga Prokuroria e Përgjithshme, mësohet se Drejtoria e Dekriminalizimit, ka nisur verifikimin e këtij shtetasi. Ndërkohë për mosdeklarimin e dëbimit në vitin 2021 praktika i është përcjellë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale të falsifikimit të formularëve parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Kujtojmë se Kristian Shkreli është shpallur fitues në zgjedhjet lokale të dy ditëve më parë, ndërsa ka fituar 55.78 % të votave për bashkinë e Vaut të Dejës.