Njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës tregon si është situata në veri

Situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mëngjesin e së martës është e qetë, thanë nga Policia e Kosovës,

Advertisements

teksa sot gjatë ditës serbët lokalë kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat.

Advertisements

“Nuk kemi ndonjë incident që e kemi regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që i ka”, tha për Radion Evropa e Lirë, Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

Ai tha se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Më 29 maj, protestuesit serbë u përleshën në Zveçan me forcat paqeruajtëse të KFOR-it.