“Një konflikt i madh po shpërthen në qendër të Evropës”/ Tensionet në Kosovë, reagon ministri rus Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar të krijuar në veri të Kosovës, për shkak të zgjedhjes së 4 kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe.

Advertisements

Lavrov në një prononcim për mediat vendase është shprehur se situata rreth përshkallëzimit të fundit të konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në qendër të Evropës është alarmante.

Advertisements

“Një konflikt i madh po shpërthen në qendër të Evropës. Pikërisht në vendin ku në vitin 1999 NATO kreu agresion ndaj Jugosllavisë, duke shkelur të gjitha parimet e imagjinueshme të Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të OSBE-së, e cila edhe një herë thekson se ajo që po ndodh sot në botë është e natyrës gjeopolitike”, ka thënë Lavrov.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kur flitet për Evropën, është e nevojshme të sigurohet siguri e “barabartë dhe e pandashme” për të gjitha vendet, që do të thotë se asnjë bllok dhe, siç tha ai, as NATO, nuk ka të drejtë të pretendojë dominim në atë pjesë.