Në lokal duke pirë birra me uniformë, hetim disiplinor për policët e Rrugores

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetim disiplinor për dy punonjës të Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.

Advertisements

Hetimi vjen pas publikimit të një fotoje, në të cilën shfaqeshin dy punonjësit e Policisë me uniformë në një lokal.

Advertisements

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.