“Në krevat gruaja po fliste me të dashurin”, shqiptari rrëfen vrasjen e italianit dhe vajzës së tij

Taulant Malaj, bukëpjekësi 45-vjeçar shqiptar që dje në Torremaggiore, Itali vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin e tij ka pranuar vrasjen e dyfishtë.

Advertisements

Kur u arrestua, ai kishte ende rroba të përgjakura dhe kishte lënë armën e vrasjes, një thikë kuzhine, brenda makinës së tij.

Advertisements

Kur u mor në pyetje shqiptari deklaroi:

Gruaja ime e kishte pranuar tradhtinë. Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimon. Më kishte kërkuar falje për këtë lidhje, por doja të ndahesha.

Ai ka treguar se ditët e fundit kishte patur debate në familje për tradhtinë e pretenduar dhe për këtë arsye ai donte të ndahej. Megjithatë, gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi.

Malaj e kishte zbuluar disa herë gruan e tij duke e tradhtuar me fqinjin e katit të tretë. Por ajo që i agravoi më tepër gjërat ishte momenti kur burri dhe gruaja ishin në shtrat, por gruaja po fliste me dikë në telefon.

Shqiptari duke dyshuar vendosi të kontrollonte telefonin e gruas dhe aty zbuloi se ajo po bisedonte me fqinjin, Massimo. Menjëherë ai doli nga shtëpia dhe priti që Massimo të kthehej në shtëpi nga lokali. Sapo italiani hyri në derë, shqiptari e goditi me thikë për vdekje.

Më pas shkoi në shtëpinë e tij ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën, e cila po përpiqej të mbronte nënën e saj. Avokatët e shqiptarit thanë:

Në atë moment, i verbuar nga inati, ai nuk e kuptoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste.

Djali 5-vjeçar i shqiptarit shpëtoi pasi u fsheh pas divanit deri sa të afërmit e tij e shpëtuan.

Autoritetet që kanë sekuestruar celularin e viktimës dhe gruas së shqiptarit kanë gjetur biseda mes tyre. Marrja në pyetje e Tefta Malaj, gruas së shqiptarit do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes tragjike.