Kryeministri Edi Rama deklaroi se do dëshironte që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, të ishte përfaqësues i qarkut të Shkodrës.

Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se nëse do e krijojë idenë se e ka mbështetjen e Shkodrës, padyshim që do kandidonte në këtë qark.

Advertisements

“Do doja shumë, por vetëm në qoftë se do krijoj idenë që e meritoj.

Në qoftë se nuk do krijoj idenë që meritoj mbështetjen e tyre, vështirë se do ta marr përsipër që të ballafaqohem me ta.

Advertisements

Do luftoj shumë dhe do punoj shumë që në 2025 t’ia bnëj këtë kënaqësi gjyshes sime shkodrane, e cila më ka dhënë një pjesë të rëndësishme të gjërave që më kanë bërë ky që jam”, theksoi ai.

Artikulli paraprakShkodrani i “çmendur” pas Luizit, ja çfarë bëri në fletën e votimit (Foto)
Artikulli tjetërZbuloni cilat janë 2 shenjat e horoskopit që do të bëjnë namin me para në gjysmën e dytë të muajit