Misteri i parave të ‘zhdukura’, kushëriri nxjerr mesazhet e Eranieos dhe zbulon ku kanë shkuar (Video)

Paratë e grumbulluara në 30 vite punë nga Avniu dhe Flora nuk dihet se ku kanë përfunduar. Eranieo, djali i tyre i cili është thirrur në “Shihemi në Gjyq” mohon t’i ketë tërhequr nga llogaria e përbashkët bankare. Prej insertit të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai u shpreh se “është jeta e tij” dhe “nuk i jep llogari askujt” ndërkohë që bëhet fjalë për një llogari bankare familjare.

Advertisements

Në këtë pikë, djali i tezes, Jurgeni i cili është njeriu më i afërt me Eranieon dhe ndodhet i pranishëm në sallë, vendos të bëjë kushëririn e tij të flasë. Ai thotë se prej vitesh Eranieo dërgon shuma parash në drejtim të dikujt dhe madje i ka kërkuar hua edhe Jurgenit.

Advertisements

Jurgen: Eranieo, trego këtu para gjithë publikut ku i ke çuar lekët!

Eranieo: Ç’të duhet ty njëherë?

Jurgen: Këto mesazhe, zonja Eni, mund t’jua tregoj juve mesazhet…

Eni Çobani: Jo, tregoja atij që thotë jo, pastaj mua.

Jurgen: Këto lekët, ky transferim lekësh, si e lexon ti emrin këtu? Lexoje ti emrin këtu, me sytë e tu, lexoje këtu! Nuk ke kurajo!

Jurgeni shkon drejt Ardit Gjebreas dhe i tregon celularin ku lexon “400 Euro transferim parash në 26 Prill nga Eranieo”. Më pas, ai i kthehet me pyetje kushëririt të tij.

Jurgen: Në drejtim të kujt Eranieo? Mund t’ia thuash ti emrin?

Eranieo: Ç’të duhet ty njëherë? Rri urtë, shih punët e tua!

Jurgen: Ç’më duhet mua se kam ardhur nga Italia deri këtu, kam lënë punët e mia! Si të vij unë këtu?

Eni Çobani: Të ka marrë dhe ty para tani Jurgen?

Jurgen: Po, më ka kërkuar edhe mua borxh para se do gatiste makinën, do bënte punë tjetër dhe unë shoh letra të tjera! Dalin gjëra të tjera!

Jurgeni thotë se prej disa ditësh kishte vënë re një sjellje të çuditshme te Eranieo.

Jurgen: Po e shikoja me ditë që ky nuk ishte i kthjellët, nuk ishte normal. “S’kam lekë” thoshte, “do gatis makinën, do bëj këtë, do bëj atë tjetrën”. Një ditë ndodhi që i mora telefonin prej dore, i thashë bjere një sekondë atë telefonin mo vëlla, rrinte gjithë ditën në telefon, më ikte, m’u largonte. Shoh unë, marr telefonin, transferim parash më datë 26. Si muhabet ka pas dalë përpara kjo punë.

Ardit Gjebrea: Që?

Jurgen: I ka çuar 100 Euro.

Eni Çobani: Të njëjtit person i ka çuar 100 Euro.

Jurgen: E ka ditur gjithë familja e vet. Hë moj teze do flasësh ti apo jo? Dil në skenë, fol edhe ti!

Flora: Unë këtë 100 Euroshin e di, por tezja nuk e di që Eranieo…

Eni Çobani: Çfarë e keni këtë person të lutem?

Flora: Unë këtë person e kam gocë halle zonja Eni.

Eni Çobani: Dhe ju s’dini asgjë?

Flora: Nuk e di, për 100 Euro e di, jo për një shifër kaq të lartë. Unë nuk e di që djali im për kaq vite ka çuar lekët e i ka sjellë në Shqipëri.

Avni: Nuk ka burrë nëne! Si mund ta fusësh thikën nga pas, nuk e di!

Eranieo vijon të heshtë dhe të mohojë, ndërsa Jurgeni thotë se mendonte se familja ishte në dijeni të këtyre transfertave pasi kështu i kishte thënë kushëriri i tij./tvklan.al