Teksa Luizi ndodhej brenda shtëpisë, Meridiani ka deklaruar se e ka mik dhe ka folur shpesh për të.
Mirëpo Luizi jo vetëm që nuk e pohoi në asnjë moment këtë gjë, por ai deklaroi se ata thjesht kanë punuar bashkë dikur.
Advertisements
Madje, duke folur për eleminimin e Sabianit nga Big Brother VIP 1, ai nuk u shpreh aq pozitivisht për Meridianin, duke thënë:
“Imagjino të dalë Sabiani dhe të rrijë Meridiani”. Këto aludime u shtuan edhe më shumë pasi pas daljes së Luizit nuk janë parë bashkë në asnjë moment, madje nuk kanë bërë foto.
Advertisements
Së fundmi këngëtari ka vendosur që të heqë nga lista e ndjekësve në Instagram pikërisht Meridian Ramçajn duke lënë të kuptohet se në “prapaskenë” ka patur debate mes tyre.