Besmir Ademi nga komuna e Mitrovicës është i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij Jetmira Beka.

Sipas familjarit të viktimës, i dyshuari vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Advertisements

Jetmira Beka, 28 vjeç, u vra nga ish-burri i saj, të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë.

Ai e ka goditur disa here me thike. Lidhur me rastin tragjik, ka folur Xh.B., familjar i viktimës.

Advertisements

Xh.B., deklaroi se 28-vjeçarja kohët e fundit ishte ndarë me burrin e saj 37-vjeç dhe se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Në momentin e tragjedisë, ai tha se viktima kishe qenë me motrën e saj e cila po ashtu është plagosur me thikë në dorë nga i dyshuari.

Advertisements

Ai deklaron se krimi ndodhi në sytë e motrës 18-vjeçe.

Artikulli paraprakVrasja e Arian Gosës, arrestohet shoku i autorit
Artikulli tjetër58 mijë nxënës më pak në një dekadë: Arsimi i mesëm po “braktiset” nga pamundësitë ekonomike dhe emigracioni