“Ku është Xhesika?” Masakroi të bijën dhe italianin, shqiptari rrëfehet pas krimit të tmerrshëm: Ime shoqe pranoi që më tradhtonte

Taulant Malaj, 45-vjeçari shqiptar që vrau ditën e djeshme në Itali vajzën e tij 16-vjeçare, fqinjin italian Massimo De Santis dhe plagosi bashkëshorten e tij, ka dhënë dëshminë para hetuesve.

Advertisements

“Ku është Xhesika?” Kështu e nisi shqiptari dëshminë duke bërë sikur nuk mban mend se çfarë kishte ndodhur, ndonëse të gjithë skenën e përgjakur të krimit ai e filmoi.

Advertisements

Malaj bëri me dije se gjatë ditëve të fundit kishte pasur debate me bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhtonte me Massimo De Santis.

Ai tha se gruaja kishte pranuar që kishte një lidhje jashtëmartesore me viktimën dhe i kishte kërkuar falje, mirëpo shqiptari kishte refuzuar dhe dëshironte që të ndaheshin.

“Gruaja ime pranoi se ajo kishte një lidhje me Massimo. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha,” tha ai.

Sipas rrëfimit të 45-vjeçarit mësohet se teksa ata ishin në krevat me bashkëshorten e kishte dëgjuar këtë të fundit të bisedonte me dikë. Ai kishte marrë telefonin e saj dhe kishte zbuluar që Tefta po bisedonte me fqinjin, Massimon. Pas pak ai doli nga shtëpia dhe priti që Massimo të kthehej në shtëpi nga lokali.

Sapo burri hyri në derë, e goditi me thikë për vdekje. Madje, Malaj i tha prokurorit se fillimisht kishte vrarë fqinjin, më pas u ngjit për të vrarë bashkëshorten, mirëpo vajza doli para duek u përpjekur për të mbrojtur nënën e saj.

“Në atë moment, i verbuar nga inati ai nuk e kuptoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste”, treguan avokatët e autorit.