Ku do e shohim pas Big Brother VIP? Efi zbulon planet në televizion

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes është gati për t’u bërë pjesë e botës së televizionit dhe tani po pret ofertat.

Advertisements

Ajo ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, ku dikush e ka pyetur: “A do të shohim së shpejti me ndonjë program televiziv?”.

Advertisements

Efi është përgjigjur: “Në pritje, në pritje të gjërave të bukura.” Ndërkohë një person tjetër e ka pyetur në se në cilin program televiziv e sheh më shumë veten.

“Unë jam një natyrë që do doja diçka me humorin, ose nga ana tjetër një gjë sentimentale. Më pëlqen shumë t’i dëgjoj njerëzit, të zgjidh një problematikë pse jo, t’i ndihmoj pse jo. Ajo është gjëja që bëj me kënaqësinë më të madhe”, u përgjigj Efi.