Kthjellime dhe vranësira në orët e pasdites, parashikimi i motit për sot

Moti për sot dhe të gjitha ditët e javës parashikohet fillimisht në orët e para të ditës i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.

Advertisements

Duke nisur pas orëve të mesditës (vecanërisht orët e drekës) deri në orët e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore shtim vranësirash deri të dendura.

Advertisements

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Por, në periudha afatshkurtra reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër ndërsa intensiteti deri mesatar.

Megjithatë në ditë të vecanta nuk do të mungojnë reshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit apo edhe në orët e vona të mbrëmjes.