Gazetari Ervin Leka në një komunikim për Panorama Tv ka zbardhur detaje të reja për ngjarjen e rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku 44-vjeçarja Alma Qevani u godit për vdekje nga kunati i saj, bashkëshorti i motrës Refik Tashi 58 vjeç.

Gazetari Leka tha se ngjarja ka ndodhur në një rrugicë lagjeje të fshatit, dhe pas krimit autori është larguar me sëpatë në duar, drejt fshatit tjetër i cili ndodhet rreth 1 orë larg nga vend i krimit.

Advertisements

Ndër të tjera ai theksoi se sipas informacioneve të para dyshohet për një konflikt të çastit mes tyre, ku prokuroria dhe policia kanë nisur menjëherë hetimet mbi motivet e krimit.

“Viktima humbi jetën rrugës për në spital. E ka qëlluar me sëpatë në një rrugë lagje, ku dhe banonin. Ka bërë një rrugë të gjatë ku ndodhi vrasjen deri kur u kap. Ende nuk dihen motive për ngjarjet. Policia e ka arrestuar në flagrancë pas denoncimit nga bashkëfshatarët. Ka nisur një hetim nga ana e prokurorisë dhe policisë në lidhje me motivet mbi ngjarje. Ka nisur dhe prokuroria të marrë në pyetje banorët e zonës, që dyshohet se kanë parë autorin i cili lëvizte me sëpatë në dorë. Autori ishte në kërkim pasi ishte larguar pas vrasjes, ende nuk i është marrë një dëshmi dhe ka qenë i tronditur. Nuk e ka lëshuar sëpatën nga dora, pavarësisht se kishte kryer këtë krim. U nis drejt zonës tjetër rreth 1 orë larg.

Advertisements

Policia nuk e ka të qartë motivin, por banorët e zonës bëjnë me dije se krimi mund të ketë ndodhur gjatë një konflikti të çastit. Të dy jetonin në zonën ku ndodhi krimi, është pak kilometra larg Elbasanit. Zona ku ka ndodhur krimi ka qenë një rrugicë, policia ka krijuar një perimetër sigurie pas krimit”, tha gazetari për Panorama TV.

Artikulli paraprakGazetarja e motit rrëshket dhe bie në transmetim ‘LIVE’ (Video)
Artikulli tjetërGjak në trotuar dhe policët në vendngjarje, pamje nga vrasja makabre në Elbasan (Video)