Një incident është regjistruar ditën e sotme në vendin e shenjtë të Kishës së Laçit. Mësohet se rojet private të objekti kulti janë konfliktuar fizikisht me shitësit ambulantë.

Advertisements

Raportohet se pas konfliktit ka mbetur i lënduar një nga rojet, teksa shkaku i ngjarjes dyshohet të ketë qenë tentativa e rojeve private për të nxjerrë shitësit ambulantë jashtë territorit të Kishës.

Në lidhje me këtë çështje, shefi i sigurisë së objektit ka bërë një denoncim, ku mes të tjerash shkruan: “Shitja në territorin e Kishës është e paligjshme. Të ndërhyjë policia për të larguar ambulantët”.

Advertisements

Artikulli paraprakSi mbyllet muaji maj? Meri Shehu paralajmëron kaos për këto shenja
Artikulli tjetër“Unë jam Habib Rexha, kam marr vendimin…”/ Ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën në Kavajë, 31-vjeçari publikon videon krah babait para vetëdorëzimit në polici