“Këmbejnë kanabis me …”/ Antidroga greke tregon rrugën e trafikantëve: Nisen nga Shqipëria deri në …

Trafiku i drogës mje mjete lundruese nga Shqipëria në Turqi dhe nga Maroku në Spanjë ka qenë në vëmendje të televizionit kombëtar grek ERT.

Advertisements

Kreu i Drejtorisë së Antidrogës së Athinës, Spyros Tsardakas, ka folur për rrugët detare të trafikut, duke shpjeguar rrugën që ndjekin trafikantët.

Advertisements

“Po flasim për skafistë që i gjejmë vetëm në garat e skafeve. Këto skafe janë shumë të shpejta, flasim për 60-70 milje më e pakta e shpejtësisë së tyre, vlera e të cilave i kalon 400.000 euro. Nisin nga Shqipëria, mbërrijnë në buzë të Peloponezit, ku mbushen me karburant. Më pas arrijnë në brigjet e Turqisë, dorëzojnë kanabisin, i cili aty ka vlerë më të shtrenjtë, e shkëmbejnë kryesisht me heroinë dhe kthehen pas”, tha ai.

Tsardakas tha se këta skafistë preferohen nga grupet kriminale në Greqi, Itali por edhe në Spanjë.

“Kemi evidentuar shqiptarë, të cilët ne i kishim objektiv për veprimtarinë e tyre kriminale dhe që në vazhdim kanë vepruar në zonën e Spanjës”, tha ai.