Ka vdekur Kledi Kadiu?! Balerini shqiptar hedh poshtë lajmet e rreme në mediat italiane: Jam mirë

Ka vdekur Kledi Kadiu. Ky ishte lajmi që fatkeqësisht ka nisur të qarkullojë sot nëpër mediat italiane. Vetë kërcimtari shqiptar u detyrua ta mohonte publikisht lajmin duke bërë me dije se të gjithën e bëjnë për klikime dhe se ai është mirë.

Advertisements

“Këtu më shkruajnë që u largova… Nuk e kuptoj ku! A kam vdekur? Jo. U largova nga Italia?,”-shkruan ai me ironi për një nga titujt e shumtë që qarkullojnë në internet. Kledi tha gjithashtu se miq dhe të njohur të alarmuar filluan ta telefonojnë për t’u siguruar që ai ishte mirë.

Advertisements

“Mirëdita të gjithëve, po e shkruaj këtë histori për të qetësuar të gjithë njerëzit dhe miqtë që po më shkruajnë për shkak të disa artikujve që kanë dalë që nga mbrëmja. Tituj jo të bukur. Sigurisht që çdo gjë bëhet për një klikim shtesë por është vërtet e trishtueshme, por jam mirë,”-shtoi ai.

Në lajmet e publikuara shkruanin se Kadiu kishtë ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak në zemër, duke u ndarë nga jeta në moshë shumë të re. Burimi të cilit i ishin referuar nuk dihet, por mesa duket fatmirësisht e gjitha është një lajm i rremë dhe kërcimtari shqiptar është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.